Vazhdon me tërë shpejtësi ndërtimi i xhamisë Çamllëxha

Vazhdon me tërë shpejtësi ndërtimi i Xhamisë Çamllëxha që është kandidate për të qenë një nga simbolet e Stambollit. Ndërtimi i Xhamisë, punimet e së cilës ndiqen nga afër edhe nga Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan, pritet të përfundojë në vitin 2016 dhe të vihet në shërbim natën e mirë të Kadrit.

Çamllëxha është një nga kodrat më të larta të Stambollit. Në këtë kodër që përshëndet anijet që hyjnë në ngushticën e Bosforit, po ndërtohet një nga veprat më të rëndësishme të historisë së Republikës.

Minaret e xhamisë ku mund të kryejnë ritualet fetare 37 mijë e 500 vetë në të njëjtën kohë, do të shihen brenda 5-6 muajsh.

Me përfundimin e Xhamisë që do të përbëhet nga 4 blloqe kryesore, ajo do të jetë xhamia më e madhe e historisë së Republikës.

Struktura ku do të ndërtohen edhe ambiente për aktivitete sociale do të japë shërbim në kuptimin tradicional të kompleksit. Brenda ndërtesës gjigande do të ketë një sallë ekspozite për 3 mijë e 500 persona, bibliotekë punishte të vogla për kurse të ndryshme artizanale tradicionale turke.

Artikulli paraprakBie papunësia në Turqi
Artikulli vijuesKosova paralajmëron viza për Bosnjën