Britania pritet të tërheqë “mijëra” trupa nga Afganistani

0
127

Ministri i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, Philip Hammond ka njoftuar se Britania planifikon të tërheqë me “mijëra” trupa nga Afganistani vitin e ardhshëm.
Ai nuk dha ndonjë numër të saktë se sa trupa britanike do ta lëshojnë Afganistanin në vitin 2013, por tha për BBC-në se në fillim të vitit të ardhshëm, atje do të jenë 9000 trupa, ndërsa në fund të vitit 2014, nuk do të ketë asnjë.

Trupat e huaja pritet ta lëshojnë Afganistanin në fund të vitit 2014, duke bartur në këtë mënyrë të gjitha përgjegjësitë në duart e forcave të sigurisë afgane, transmeton “Evropa e Lirë”.

Më shumë se 100 mijë trupa të huaja aktualisht shërbejnë në Afganistan. Më shumë se 430 ushtarë britanikë kanë vdekur në Afganistan që nga fundi i vitit 2001. /