Në këto momente është duke vazhduar takimi ndërmjet kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe të partnerëve tjerë me drejtuesit e Listës Serbë për t’i bindur këta të fundit që ta votojnë projektligjin për Demarkacionin.
Sipas burimeve të Gazetës Blic, deri në këto momente nuk ka një dakordim përfundimtar.Megjithatë, më herët Gazeta Blic ka raportuar se Lista Serbe ka premtuar se disa deputetë të saj do ta votojnë marrëveshjen për demarakcionin.
“Kështu të paktën janë zotuar nga Lista Serbe. Megjithatë, ka një hezitim dhe kjo është arsyeja pse Kuvendi shkoi në pauzë”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.