Vdekja e 3 vjeçarit nga Vushtria në makinën që morri flakë, flasin familjarët (Video)

Sami Muhaxhirit nga Stanovci i Ulët i Vushtrrisë, mëngjesin e së dielës i’u dogj makina në oborr.
 
Brenda veturës Audi 80’ ishte edhe djali i vëllait të tij, Ensari.
 
Edhe pse u intervenua fëmija nuk mundi t’i shpëtoj flakëve, njofton Klan Kosova.
 
Ensari u varros të dielën në varrezat e fshatit.
 
Në familjen Muhaxhiri po besojnë se gjithçka ndodhi aksidentalisht.
 
E ndërkaq zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti i tha Klan Kosovës me telefon se kjo vdekje do të cilësohet e dyshimtë, deri në përfundimin e ekspertizës së makinës.
Artikulli paraprak5,9 milionë $ për familjen e zezakut të vrarë nga policia
Artikulli vijuesUakf