Vdekje e dyshimtë në pus të shtëpisë

Qytetarja K. S. (38) është gjetur të premten e vdekur në pusin e shtëpisë së saj në fshatin Bibaj të Ferizajt . Mirëpo, ende nuk janë ndriçuar rrethanat lidhur me mënyrën si ka përfunduar jetën.

“Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në fshatin Bibaj të Ferizajt. Viktima, për shkaqe tash për tash të panjohura, kishte pësuar në pus në oborrin e shtëpisë. Sipas vjehrrës së saj, asnjëherë nuk kishin pasur problem ndër veti”, ka bërë të ditur zyra për informim e PK-së në Ferizaj.

Në orët e hershme të mëngjesit vjehrra kishte vërejtur se kapaku i rrethojës së pusit nuk ishte në vendin e vet. Me të kuptuar se e reja e tyre kishte rënë në pus, familjarët menjëherë e kishin njoftuar policinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit, të cilët e kanë nxjerrë viktimën nga pusi. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa Njësiti Rajonal i Hetimeve do të merret me hetimin e këtij rasti.kohaislame

Artikulli paraprakPotenciali i industrisë së rëndë
Artikulli vijuesANEB: Irani dyfishon pasurimin e uraniumit