ANEB: Irani dyfishon pasurimin e uraniumit

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) ka thënë se Irani është gati që të dyfishojë uraniumin e pasuruar, i cili “mund të shndërrohet lehtë në mbushje bërthamore”.

Në raportin e ri të ANEB-it thuhet se Irani, brenda pak ditësh, do të ketë prodhime shtesë në Fordo – objektin e tij nëntokësor.

Raporti po ashtu vë në pah se Irani ka refuzuar të lejojë hetimet për aktivitete të dyshuara bërthamore.

Perëndimi druan se Irani ka për qëllim krijimin e armës atomike, andaj edhe ka miratuar një varg sanksionesh kundër tij.

Teherani zyrtar thotë se i gjithë aktiviteti i tij bërthamor ka qëllime paqësore.kohaislame

Artikulli paraprakVdekje e dyshimtë në pus të shtëpisë
Artikulli vijuesSi do ta ndryshojë SHBA sektorin energjetik global?