Vdes gruaja që konsumonte 8 litra “Coca – Cola” në ditë

Natasha Harris nga Australia u mendua se humbi jetën nga një atak në zemër, por të dhënat e fundit tregojnë që 30-vjeçares i ka ardhur vdekja si rezultat i konsumimit të tepërt të “Coca – Cola”.

Shpesh herë thuhet që nëse e tepron do ta pësosh, ndoshta kjo i ka ndodhur gruas së re nga Australia, e cila konsumonte 8 – 10 litra “Coca – Cola” në ditë.

Sipas përfundimit të mjekëve, Harris vuante nga hipokalemia ose nga niveli i ulët i potasiumit, i cili është shkaktuar nga konsumimi i tepërt i pijes dhe të ushqyerit keq.

Hipokalemia dobëson sistemin imunitar dhe shkakton simptoma të ndryshme dhe bën që zemra të rrah me ritme anormale. Niveli i lartë toksik dhe i kafeinës që përmban Cola shërbejnë si stimulues dhe kjo thuhet që ka përshpejtuar vdekjen e saj.

Gruaja ishte aq shumë e varur pas pijes saqë mëngjesin e niste me “Coca – Cola” dhe para se të flinte e kishte të nevojshme të pinte më shumë se gjysmë litre.

Pas këtij rasti që i ka çuditur të gjithë, mjekët dolën në përfundimin se edhe konsumi i tepërt i ujit dhe i produkteve të tjera brenda një dite mund të prishë sistemin imunitar dhe të shkatërrojë balancat e trupit, duke çuar drejt vdekjes./koha/kohaislame

Artikulli paraprakNë Greqi vritet një shqiptar
Artikulli vijuesGiuliani nxit polemika në Beograd!