Fakte që nuk i keni ditur për krishtlindjet

Krishti s’ka lindur për Krishtlindje
Në kundërshtim me besimin popullor të masave të krishtera dhe atyre që nuk kanë njohuri mbi fetë, Bibla në të vërtetë nuk e përmend ndonjë datë specifike për lindjen e Jezusit. Në fakt, historianët besojnë se ai ka lindur ndoshta në pranverë, kështu përputhet edhe përshkrimi e Biblës për barinjtë që në atë kohë vecse i kishin dërguar kafshët në fushë. Ndërsa sipas asaj që Zoti ka shpallur në Kur’an, në kohën e lindjës së Isait len të kuptohet se hurmat ishin pjekur dhe ishte kohë e verës (“E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta. Merjem:25).
Por si ndodhi të jemi këtu ku jemi?
Në shekullin e 4-t, kur Kisha katolike vendosi që të njohin lindjen e Jezusit si një festë zyrtare, Papa Julius ka zgjedhur 25 dhjetorin për Festën e Lindjes. Kjo datë është zgjedhur që të përkojë me festivalin pagan të njohur si Saturnalia, i cili ishte i famshëm ndër romakët. Dhe në përgjithësi nga fillimi i shekullit IV e tutje shumica e riteve pagane u futën në krishterizëm.
Krishtlindjet i kanë rrënjët e saj në festivale pagane si Saturnalia (17 dhjetor – 23 dhjetor), në Kalendat (1 – 5 janar, pararendës të Dymbëdhjetë Ditët e Krishtlindjeve), dhe Deus Sol Invictus ose ditëlindjen e diellit të papushtueshëm (25 dhjetor) . Kisha e krishterë miratoi me gjithë zemër festimet e tilla dhe të bashkë-prirura nga paganët, duke deklaruar 25 dhjetorin si dita e lindjes së Krishtit, edhe pse nuk ka asnjë provë Krishti u lind në atë ditë. Ditëlindjen dhe ritualet e krishtlindjeve tashmë i deklaroi edhe Papa Benedikti i XIV si jo autentike.

 

Larg në një grazhd
Që nga koha e Depresionit të Madh, qendrat e ndryshme publike si ato tregtare, kulturore dhe kishtare në SHBA dhe në botën përendimore rregullojnë hapsira me kafshët e gjalla të fermave, ku përfshihen nga devetë, gomarët dhe delet si pjesë e organizimit të një skenë kinse të lindjes së Krishtit. Por e vërteta qëndron se bota për herë të parë këtë skenë të lindjes së Jezusit e ka parë vetëm nga viti 1224, kur Shën.Francisi nga Assisi ka rikrijuar lindjen e Jezusit për të shpjeguar festën për pasuesit e tij. Gjatë kësaj shfaqje të parë, grazhdi është përdorur gjithashtu si një altar për meshën e Krishtlindjeve.

O Tannenbaum! Bredhi i Krishtlindjeve!
Edhe para ardhjes së Krishterimit, gjermanët kanë dekoruar pemët me gjelbërim të përjetshëm për të shndrit errësirën, sidomos gjatë ditëve të zymta të dimrit. E para “pemë e Krishtlindjeve”, u shfaq në Strasburg në shekullin e 17-të dhe u përhap në Pensilvani në 1820 me ardhjen e emigrantëve gjermanë. Kur mbretëresha Viktoria u martua me Princin Albert të Gjermanisë në 1840, ai solli traditën në Angli. Tetë vjet më vonë, gazeta e parë amerikane botoi një foto të pemës mbretërore të Krishtlindjeve dhe amerikanët jashtë Pensilvanisë shpejt e pasuan këtë traditë.
“Gjelbërimi i përjetshëm” apo halorët (Evergreens) (nga fjala aefie e Anglishtës së Vjetër) që do të thotë “gjithmonë” dhe Gowan që ka kuptimin “të rritet”) kanë qenë simbole të jetës së përjetshme dhe rilindjes që nga kohërat e lashta. Përdorimi dhe adhurimi pagan i degëve të pemëve me gjelbërim të përjetshëm ka evoluar në krishterizimin e “Pemës së Krishtlindjeve”
Për shkak të rrënjëve të tyre pagane, ashe (e lidhur me parimin mashkullor) dhe dredhka (femërore) dhe degët e tjera të gjelbra që prfshihen në dekorimin e shtëpisë, ishin të ndaluara nga Këshilli i Krishterë i Bragas i shekullit të VI.

Shkëmbimi i dhuratave
Praktika e Krishtlindjeve në dhënien e dhuratave u ndalua një herë nga Kisha Katolike. Ajo ishte dyshuar se si traditë i kishte rrënjët në paganizëm.
“Dashuria e vërtetë”, e përmendur në këngën “Dymbëdhjetë Ditët e Krishtlindjeve” nuk i referohet dashurisë romantike të një çifti, por i referohet kodit të Kishës Katolike për Perëndinë. Personi që pranon dhuratën me këtë gjest përfaqëson personin i cili e ka pranuar kodin. Për shembull, “Partrigu në një pemë dardhe” përfaqëson Krishtin. “Dy turtuj” përfaqësojnë Testamentin e Vjetër dhe të Ri.

Artikulli paraprakLAVROV: PËRDORIMI I ARMËVE KIMIKE DO TË ISHTE VETËVRASJE PËR REGJIMIN E SIRISË
Artikulli vijuesSulmohet asistenti i Mjekësisë, 10 minuta pas ligjëratës