Lunacek: S’ka BE për Serbinë pa e njohur Kosovën

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek në Beograd ka thënë se nuk është armike e Serbisë, por është shprehur e sigurt se “Serbia nuk do të mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën.”
Eurodeputetja dhe zëvendëspresidentja e PE-së ka thënë se kjo është e vërtetë, jo pse e thotë ajo, por për shkak të eksperiencës që BE-ja ka pasur me Qipron.
Këto komente Lunacek i ka bërë në margjina të forumit për shoqërinë civile në Beograd, organizuar nga Fondi Evropian për Ballkanin dhe Fondacioni “Erste”, duke shtuar se ajo ka qenë një ndër politikanet e rangut të lartë të BE-së e cila vazhdimisht ka insistuar që njohja e Kosovës të jetë kushti i Serbisë për të hyrë në BE.
Megjithatë, Lunacek e ka pranuar se në legjislacionin ose kapitujt e BE-së për Serbinë, nuk thuhet askund se ky është një kusht për Serbinë.

 

Politikania austriake ka thënë se BE-ja nuk e kishte lejuar integrimin e Qipros në BE , duke thënë se vendi kishte paqartësi në definimin e kufijve për shkak të okupimit nga Turqia.

Artikulli paraprakShBA i dhuroi Tunizisë 20 milionë dollarë materiale ushtarake
Artikulli vijuesVdes në moshën 116 vjeçare banorja më e vjetër e planetit