Vdes nëna 2PAC-ut, ja çfarë i shkruan shoku i tij më i ngushtë

Ka ndërruar jetën e nëna e këngëtarit më të njohur të repit 2PAC. Shoku i tij më i ngushtë, njëherit edhe i konvertuar në mysliman Mutah Napoleon Beale, ka shkruar një status që ia dedikon familjes së 2Pac-ut.
Ai ka shkruar kështu: “Të Allahut jemi dhe tek Allahu do të kthehemi. E morra një lajm të hidhur sot, se gruaja që ishte si nënë për mua ka ndërruar jetë. Afeni Shakur nëna e Tupak Shakurit. Këto janë ditë mërzie për familjen. Lutem që ata të qëndrojnë të fortë dhe të durueshëm dhe e lusë Allahun që tua bëjë të lehtë atyre gjatë këtyre ditëve. Afeni së bashku me motrën e saj më morën në shtëpinë e tyre kur unë isha 14 vjeç. Ata më rritën si fëmijën e tyre dhe fjalët nuk mund të përshkruajnë falënderimin ndaj Afenit dhe familjes së saj. Kurrë nuk do të harrojë dashurinë që ajo shfaqi për mua dhe jam falënderues që isha në kontakt me të së fundmi dhe jam i gëzuar që ajo më ftoi mua dhe familjen time ta vizitojë këtë verë dhe tash jam i mërzitur se nuk do të jetë e mundur. Halla Feni, ti nuk do të harrohesh inshaAllah.” kështu e përfundon mesazhin e tij Napoleon./KohaIslame

Artikulli paraprakDisa mënyra t’i bëni fëmijët tuaj t’i duan perimet
Artikulli vijues“JU XHELOZOJ QË JENI MË TË LUMTURA SE NE!”