Bekir Topaloglu ishte mësues në shkollën Imam-Hatip kur në te mësonte kryetari aktual i turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Javën e kaluar, ishte futur në spital për shkak të një hemorragji të trurit dhe ishtë mbajtur në kujdes intensiv teologu Profesor Dr. Bekir Topaloğlu. Mirëpo ai e humbi jetën natën e kaluar.
Sot pas namazit të Iqindisë është varrosur pasi që xhenazja është nisur nga xhamia e Universitetit Marmara në Istanbull.
Kush ishte Bekir Topaloğlu?
U lind në vitin 1936 në Trabzon Çaykara’da. Mësimet e para i merr në gjirin e familjes dhe pastaj vijon shkollimin në shkollën e lartë fetare të Stambollit. Këtë shkollë e përfundon në vitin 1959.
Nga viti 1959 dhe deri në vitin 1963 vijoi Institutin e lartë dhe ndërkohë punonte si imam.
Librin e parë që botoi ishte “Gruaja në Islam”.
Në vitin 1983 merr titullin doktor shkence në Fakultetin e teologjisë në Universitetin e Marmaras. Në të njëjtin vit u bë edhe profesor në të njëjtin universitet.
Në fund të jetës së tij ishte Drejtor i sektorit për përpilim dhe redaktim pran Enciklopedisë fetare islame.