Ka vdekur njëri nga dy anesteziologët të cilët janë të dyshuar për vdekjen e një gruaje së bashku me fëmijën e saj të palindur nga Gjevgjelia.
Nëna e re dhe foshnja vdiqën gjatë lindjes në spitalin e Gjevgjelisë.
Policia konfirmoi ngjarjen e vdekjes anesteziologut , por thanë se nuk kanë më shumë informacion nëse vdekja ishte e dhunshme, transmeton TetovaSot.
Sot është kryer edhe varrosja e mjekut.
Pas incidentit dy anesteziologët i humbën licencat e tyre, si dhe u pushuan nga puna.
Analiza e gjakut tregoi se kur ata i bën prerje cezariane nëna ishin në gjendje të dehur.