Adem Ramadani brenda 24 orësh arrinë 100 mijë klikime (Video)

Ilahija më e re e publikuar nga interpretuesi i njohur Adem Ramadani ka rezultuar shumë e suksesshme. Publiku e ka pritur shumë mirë ilahinë, duke e pëlqyer dhe klikuar mjaft shumë atë në Youtube.

Ilahija e titulluar “Mulla Jakupi” që i dedikohej hoxhës nga Sllupçani, Jakup Hasipit ka arritur një shifër rekord në Youtube ku vetëm brenda 24 orësh ka arritur të mbledhë më shumë se 100 mijë klikime, ndërkohë teksa ne e publikojmë lajmin klikimet nuk kanë të ndalur, dhe shifrat nga ora në orë ndryshojnë, transmeton Portalb.

Ilahija është komplimentuar edhe nga shumë hoxhallarë të njohur në trevat shqiptare.

Ilahija është punuar në studion e Artan Kastratit me tekst të vetë Adem Ramadanit. Vokal përcjellës në këtë ilahi është Ylber Aliu, ndërsa në kor janë Adnan Daci, Bekim Dehari dhe Agim Ajrullahu./ Portalb

Artikulli paraprakVdiq mjeku nga Gjevgjelia, i dyshuar për vdekjen e një gruaje dhe foshnjës së saj
Artikulli vijuesMerkel mbron marrëveshjen me Turqinë