Në mënyrë të veçantë është me rëndësi që të zbatohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni me çka do të zbatohej marrëveshja politike e arritur mes partive politike, ka theksuar kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski në takimin në Uashington me kryetarin e NDI Kenet Volak.
-Veljanoski theksoi se për përballje me krizën e migrantëve me të cilën ballafaqohet Republika e Maqedonisë, por edhe mbarë Evropa, nevojitet që të kemi Qeveri stabile, e cila do të mund t’i përgjigjet sfidës. Për këto shkaqe duhet të zbatohen zgjedhjet në afatet e parashikuara, sepse pritet rritje e numrit të refugjatëve në periudhën e ardhshme, kumtoi Kabineti i Veljanoskit.
Volak, ka potencuar se e përcjellin situatën në Republikën e Maqedonisë dhe se konsiderojnë që Kuvendi duhet të ketë rol të rëndësishëm në zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura dhe problemeve politike, sepse debati politik duhet të zhvillohet në Kuvend.
Bashkëbiseduesit janë dakorduar që përmes Parlamentit pasqyrohet situata politike në një shtet.
Në takim me kryetarin e IRI-t, mark Grin, Veljanoski ka informuar për interesat dhe prioritete e RM-ë në periudhën e ardhshme dhe punën e Kuvendit të Maqedonisë dhe është theksuar bashkëpunimi i deritanishëm i suksesshëm.
Veljanoski ka theksuar se anketat që i zbaton IRI në Maqedoni respektohen dhe konsiderohen si burim relevant i të dhënave për mendimin publik, ndërsa Grin ka theksuar se IRI është e interesuar për bashkëpunim të ardhshëm dhe është i hapur për shkëmbim të ideve për projekte të reja në RM.