Deklerata e Sulejman Rexhepit lidhur me grupin e Kumanovës nuk mbeti pa u komentuar edhe nga familjarët e komandantëve. Sot për redaksinë tonë, Xhafer Ukshini, i vëllai i Komandant Sokolit ka deklaruar:
“Paska fol edhe Sulejman Rexhepi, ai që me ta u morën CNN e çfarë nuk i thanë, bashkëpunëtor i UDB-së, komunist e hajt hajt, e ky mas sa kohe, paska fol se komandantët i paskan ofrua shërbime kundër kundërshtarëve tij… Athu çfarë borxhi i paskan pas këtij Zharkos kur asnje gram kontributi ska dhënë për ta as nluft as mbas luftës. Kjo fjalë e Zharkos për ne është më e rëndë se plumbi i shkaut.
Nashta Zharkos i takon me fol kundër djemve te Kumanovës sepse ky ka pas deshir te jet me uniformë te policisë maqedone dhe te vret shqiptarë njejt si djali i tij qe ka vra ne Brodec”, deklaron Xhafer Ukshini, vëllai i Sami Ukshinit-Komandant Sokolit. /1kliklarg.com/