![28279713_10155469726527712_7462099924033482638_n-780x439](https://kumti.com/wp-content/uploads/2018/02/28279713_10155469726527712_7462099924033482638_n-780x439-696x392.jpg)
Në Bruksel tashmë ka nisur takimi trelateral në mes të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në praninë e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.
Siç mëson Kumti takimi ka filluar në orën 11:00 siç edhe është paraparë me agjendë dhe i njëjti pritet të përfundojë në orën 16:00.
Në këtë takim pritet të diskutohet për implementimin e marrëveshjeve të arritura përmes dialogut siç është Liria e Lëvizjes dhe në veçanti ajo e tabelave të veturave, provizionet e tabelave, dhe Drejtësia.
Kryesuesi i delegacionit të Kosovës, Avni Arifi, ditë më parë ka thënë se nuk do të ketë marrëveshje të reja në mes Prishtinës dhe Beogradit, pa u implementuar në tërësi marrëveshjet e arritura më parë.