"Velt": Han i dha shpresë Turqisë për heqje të vizave

Komisari evropian për zgjerim dhe marrëdhënie me fqinjët, Johanes Han i dha shpresë Turqisë për heqje të regjimit të vizave në një kohë të afërt, lajmëroi DPA.

“Nga pikëpamja ime tërësisht është e mundur pas dy viteve të hiqen vizat për qytetarët e Turqisë, të cilët do të udhëtojnë në vendet e përfshira me Marrëveshjen e Shengenit, pasi që do të plotësohet kushtet e nevojshme”, tha Han në një intervistë për gazetën gjermane “Velt”.

Ai theksoi se në këto kushte bien menaxhimi integrues i kufijve dhe dhënia e pasaportave biometrik, por edhe bashkëpunimi me BE-në gjatë zbulimit të pasaportave të falsifikuara.

Han megjithatë dërgoi kritika për ndodhitë e brendshme politike në Turqi.

“Për fat të keq për momentin Turqia nuk lëviz në drejtim evropian. I mungon luftë këmbëngulëse kundër korrupsionit”, theksoi Han.

Artikulli paraprakKisha bullgare: Të largohen emigrantët myslimanë
Artikulli vijuesNigeri: Dorëzohen anëtare të Boko Haramit