Pas përplasjeve të fundit rreth ndërtimit të një kryqi gjigant në komunën e Butelit, si duket ende nuk është hequr dorë nga kjo ide. Kësaj radhe ”beteja” vazhdon në Radishan.
Këtu është vendosur në kryq në mes të rrugës, por askush më parë nuk e ka hetuar. Banorët thonë se ka disa ditë që është vënë ky kryq, por nuk e dijnë se nga kush. Derisa për dikë, kryqi nuk i ofron asnjë përfitim dhe se duhet të ndërtohen fabrika, për dikë tjetër kryqet duhet të vendosen madje në vende më publike dhe të jenë më të mëdhenj, si ai që duhej të ndërtohet në Butel.
Sipas TV Nova, kryqi i drunjtë në Radishan, së shpejti do të bëhet prej metali dhe do të ketë përmasa më të mëdhaja.