Vendosja e PC-së në gjendje gjumi kursen para

Çfarë bëjmë me kompjuterin tonë kur vjen momenti që ne mbarojmë punë me të? E fikim apo e vendosim në gjendje pune? Apo e vëmë në gjendje gjumi ?

Ka shumë persona që mendojnë ndryshe, për secilën nga alternativat e përmëndura, se cila është zgjedhja më e mirë. Disa mendojnë se proçesi i ndezjes dhe fikjes krijon konsum të tepërt për kompjuterin. Ata mendojnë se është më mirë t’a lënë atë ndezur 24/7.

Por vendosja e kompjuterit në gjendje gjumi ka avantazh më të mirë. Ja arsyet pse:

Kur e vendosni PC-në në gjendje gjumi gjatë natës në vënd që të jetë në gjëndje pune, ju kurseni 200 lek në muaj.

Kur e vendosni PC- në gjendje gjumi gjatë natës në vënd që t’a fikni, ju kurseni afërsisht 25 minuta çdo muaj (koha që shërben për ndezjen dhe fikjen e tij), duke shpenzuar vetëm 5 lek shtesë çdo muaj.

Pra nga të dhënat e paraqitura më sipër, ne kursejmë 2400 lek shtesë çdo vit vetëm duke e lënë kompjuterin tonë në gjendje gjumi. Dhe në qoftë se dikush është i mërzitur nga koha e gjatë e ndezjes dhe fikjes së kompjuterit, ai mund t’a nisë që sot këtë metodë. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakNjë model i ri ekrani po prodhohet nga Sharp
Artikulli vijuesNë Gjermani arrin në 9 mijë numri i të prekurve nga një virus i panjohur