Facebook fiton emrin e domenit FacebookConnect.com

Pas dorëzimit të një ankese me Forumin Kombëtar Arbitrar në fund të muajit qershor, Facebook ka siguruar emrin e domenit FacebookConnect.com.

Ishte një fitore e lehtë, natyrisht, sepse emri “Facebook” mbrohet dhe është mjaft i njohur.
Facebook Connect, për pjesën e vet, është një varg i API-ve që jua mundëson anëtarëve të rrjetit Facebook të qasen në Ueb faqet e palës së tretë, aplikacioneve, pajisjeve mobile dhe sistemeve të lojërave me profilin e tyre në FB. Në fillim ishte lajmëruar në majin e vitit 2008, raporton PCWorld Albanian.
Çuditërisht, ashtu siç mund të duket, ju në fakt nuk do të gjeni më ndonjë përmendje të drejtpërdrejt të Facebook Connect në Ueb faqen e zhvilluesve të ndërmarrjes.
Sidoqoftë, ankesa e ngritur nga Facebook nuk morri ndonjë reagim nga poseduesi, kështuqë Forumi vendosi që emrin e domenit t’ja bartë ndërmarrjes Facebook./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakSytë e Ahmetit dhe Xhaferit s’ka forcë që i çonë me u ballafaqu me sytë mi!
Artikulli vijuesSulmohen mediat shtetërore siriane