Stina e veres karakterizohet nga temperatura shume te larta te cilat demtojne shendetin e femijes nese prinderit apo personat qe kujdesen per ta nuk zbatojne disa keshilla te rendesishme per nje shendet te mire te femijes.
Kujdesi per higjenen personale eshte i rendesishem ne cdo stine te vitit e veçanerisht gjate stines se veres, kur temperaturat e larta favorizojne shumezimin e mikrobeve. Ky kujdes fillon me larjen e duarve dhe prerjen e thonjve.Duart duhet te lahen cdo mengjes me uje dhe sapun, gjithmone pasi kryhen nevojat pesonale dhe gjithmone para dhe pas ushqimit. Ne kete menyre ulet shume mundesia e semundjes nga infeksione te ndryshme qe perhapen nepermjet duarve te palara. Poashtu per asnje moment nuk duhet harruar kujdesi per higjenen e dhembeve. Larja e dhembeve rreth moshes 3 vjec,me furçe dhe paste per moshen e caktuar, ndihmon qe femija te kete dhembe te shendetshem,te rendesishem per pertypjen dhe bluarjen e mire te ushqimit dhe per te patur gjithmone nje buzeqeshje te bukur . Banjot e perditshme ,shpesh edhe disa here ne dite ,ndihmojne qe femija te perballoj temperaturat e larta gjithashtu edhe te kete nje lekure sa me te paster dhe te shendetshme. Veshja e rrobave ,te lara e te hekurosura permireson higjenen personale Ambienti i paster dhe i ajrosur,pa miza e mushkonja eshte nje ambient shume shendetshem per femijen tuaj. Keshillohet qe temperaturat e ambientit ku banon femija te mbahen ndermjet 25/27˚C. Ne ambientet ku ka femije nuk duhet te pihet duhan sepse pirja e duhanit demton shendetin e tyre. Keshillohen shetitje para ores 10 te mengjesit dhe pas ores 17 te mbasdites, sepse ndermjet ketij orari rrezatimi eshte shume i demshem. Gjate vitit te pare te jetes eshte mire qe te kufizohen daljet ne plazh. /Zhurnal/kohaislame