Verbshow: Ushtrimet e NATO-s, në situatën jostabile gjeopolitike

NATO-ja e lanson ushtrimin më të madh ushtarak në 13 vitet e fundit, me përfshirjen e 36 mijë ushtarëve nga më tepër se 30 vende.

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Alexander Verbshow, tha se ky ushtrim do të demonstroj se NATO-ja “mund të merret me çdogjë, prej angazhimeve konvencionale ushtarake e deri te teknikat e ndjeshme tëluftërave hibride dhe propaganda”.
Këto komente ai i bëri sot në ceremoninë e hapjes së ushtrimeve ushtarake “Trident Juncture” në qytetin Trapani në Sicili të Italisë.
Alexander Verbshow tha se situata gjeopolitike tash është më jostabile se sa që ishte atëherë kur për herë të fundit ishte mbajtur një ushtrim i tillë.
Në këtë kuadër ai e ka theksuar ankesimin e Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë, mbështetjen për separatistët në pjesën lindore të Ukrainës, sulmet kundër kryengritësve të moderuar në Siri dhe infiltrimin e grupeve terroriste në Libi dhe Siri.
Në qytetin Trapani do të jetë qendra operacionale për këtë ushtrim, që fillon pasnesër dhe zgjatë deri në fillim të muajit nëntor, duke i zgjeruar veprimet në Spanjë, Portugali dhe ujërat e afërta.
Në këtë ushtrim paraqitet një invadim fiktiv nga një shtet i madh të një vendi të vogël, që është anëtar i NATO-s.
Zoti Verbshow i ka hedhur poshtë pohimet se ky agresor fiktiv ishte Rusia.
Artikulli paraprakPapa Françesku: Korrupsioni është kancer i shoqërisë
Artikulli vijuesMoska: Afrim i rrezikshëm i aeroplanit luftarak francez