Veriu, arenë e qërimit të hesapeve të grupeve kriminale

Në javën e fundit në veri të Kosovës janë shënuar konflikte të armatosura në mes të grupeve të ndryshme kriminale, e madje është shtënë edhe mbi Policinë. Për pasojë një 20-vjeçar ka mbetur i vrarë, ndërsa një polic është plagosur, pasi që në patrullën e Policisë është shtënë me bombë

Ka një kohë të gjatë më tepër se 3-4 vjet që veriu i Kosovës, në veçanti veriu i Mitrovicës dhe Zveçani, janë bërë arenë e qërimit të hesapeve në mes të grupeve kriminale, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Policia e Kosovës përballë strukturave paralele të sigurisë që financohen nga Serbia, si dhe përballë grupeve kriminale, të cilat kanë marrë në dorë sundimin e ligjit në veri të Kosovës, është treguar krejtësisht e pafuqishme.

Kur kësaj t’i shtohet fakti se në veri të Kosovës veprojnë edhe pjesë të strukturave të xhandarmërisë së Serbisë, para të cilëve, në secilin rast, policët e Kosovës tërhiqen, atëherë Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në veri, e cila komandohet nga Nenad Gjuriq, ka fuqinë vetëm sa për t’i evidencuar rastet dhe për t’i proceduar më tutje

Artikulli paraprakU larguan 154 uzurpatorë, mbetën edhe 78
Artikulli vijuesShtatë kompani në garë për fizibilitetin e “Trepçës”