Organizata e Veteranëve të Luftës se Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot mban një konferencë për media me anë së cilës do të kërkojë ndryshimin e Ligjit për e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Sipas tyre ky ligj është diskriminues ndaj shqiptarëve të Kosovës e në veçanti ndaj UÇK-së
Ndryshe, Gjykata Speciale tashmë është gati dhe pritet që shumë shpejt prokurorët e saj të nisin punën e tyre.
Kështu ka thënë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Në emisionin “Euro Tribuna” ai u zotua se si ministër do t’ua mundësojë familjarëve të personave që do të gjykohen, që t’i vizitojnë ata gjatë kohës sa gjenden në procesin e gjykimit.