Veteranët kërkojnë ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Organizata e Veteranëve të Luftës se Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot mban një konferencë për media me anë së cilës do të kërkojë ndryshimin e Ligjit për e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Sipas tyre ky ligj është diskriminues ndaj shqiptarëve të Kosovës e në veçanti ndaj UÇK-së

Ndryshe, Gjykata Speciale tashmë është gati dhe pritet që shumë shpejt prokurorët e saj të nisin punën e tyre.

Kështu ka thënë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Në emisionin “Euro Tribuna” ai u zotua se si ministër do t’ua mundësojë familjarëve të personave që do të gjykohen, që t’i vizitojnë ata gjatë kohës sa gjenden në procesin e gjykimit.

Artikulli paraprakSeanca konstituive e KK të Mitrovicës Veriore do të mbahet më 14.12.2017 me fillim në ora 12:44
Artikulli vijuesDrejtori menaxhues i AKP-së, Pallati i Rinisë do t’i bartet Prishtinës