Vetëvendosje gjuan me domate Cooper-in

Në kohën kur ndërmjetësi i BE-së ka dalë nga takimin me zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, rreth 30 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të prirë nga lideri i tyre, Albin Kurti dhe deputeti, Visar Ymeri që kishin hyrë dhunshëm në oborrin e Qeverisë kanë sulmuar delegacionin e BE-së me domate.

Ndërkohë policia është larguar nga objekti për të shmangur konfrontimin, derisa aktivistët e VV-së vazhdojnë të qëndrojnë para Qeverisë.

Ndryshe burime të KosovaOnline bëjnë të ditur se në takimin me ndërmjetësin evropian të bisedimeve Prishtinë –Beograd ishin, kryeministri i vendit, Hashim Thaçi dhe kryenegociatorja Edita Tahiri, ndërsa temë kryesore është mundësia e vazhdimit të dialogut dhe formati i tij. /KosovaOnline/kohaislame

Artikulli paraprakTURQIA NJË HAP MË AFËR LIBERALIZIMIT TË VIZAVE ME BE
Artikulli vijuesSkandali i peshkopit, furtunë në media