Vdes e plagosura me plumb qorr natën e Vitit të Ri

0
123

Ka vdekur Shpresa Kastrati nga Peja, e cila u plagos me një plumb qorr natën e ndërrimit të moteve.
Kjo është bërë e ditur nga burime te Kosovapress-it, sipas të cilëve thuhet se pas disa javësh në gjendje kritike, vajza në orët e para të mëngjesit kishte ndërruar jetë.

Shpresa Kastrati, u godit me një plumb qorr teksa qëndronte në ballkonin e shtëpisë së saj, pas orës 24:00, ku plumbi preku pjesën e kokës, përkatësisht trurin.

Ajo ishte dërguar menjëherë drejt Qendrës Emergjente të Prishtinës, por gjendja e saj kritike nga marrja e plumbit qorr ia shkaktoi vdekjen.

Ky është një ndër rastet e shumta që sjellë viktima nga festimet e pakontrolluara në vendin tonë. /TG