VETËVENDOSJE! i përjashton Islamofobët (Alma Lama nuk është rast i vetëm)

“Me gjasë i ndërsyen kundër meje edhe xhihadistët, postimet e të cilëve kundër meje i shpërndanin. Sikur të kenë një pakt të fshehtë me ta.
Ma përsëritën: ti nuk je si ne. Ti nxjerr në publik sekrete të Partisë. Dhe, vërtet nuk jam si ata dhe e kam peng pse e zbulova kaq vonë. Duhet ta kuptoja më herët. Kur unë kacafytesha me Mjekrat për të mos i ngulfatur vajzat 5-6 vjeçe me mbulesa dhe kundër flliqnive të tyre, këta dilnin në mbrojtje të shamive për vajzat 15-16 vjeçe, për t’i hapur rrugë mbulesës së edhe të vajzave të vogla, më vonë. Se këta kanë strategji afatgjatë.
Kur unë zhvilloja takime të rregullta, jo në terrin e skutave e qymezeve, por për dritë e për diell, me përfaqësues institucionesh shumë të rëndësishme të vendeve vërtet mike tona, këtyre u mbylleshin para hundësh këto dyer.
Unë përpiqesha t’i bindja ata se krerët e Partisë nuk janë të tillë çfarë po i quajnë: anarkistë, ekstremistë të majtë, antiamerikanë e antievropianë, flirtues me Islamin ekstrem… Ata bënin sikur më besonin. Unë mendoja se po më besonin.
Kur e vranë Sharli Ebonë terroristët, këta u kujdesën, në kundërshtim me gjithë botën demokratike, që të mos përdorin fjalor të ashpër kundër tyre. I mbajtën një leksion Francës se si të sillet me të huajt e sidomos me të huajt myslimanë. Se po s’u sollët mirë, ja çka ju gjen. Se, këta kanë zgjidhje për të gjitha problemet e botës, deri edhe për zgjidhjen e problemit të Palestinës, por për fat të keq bota nuk po dëgjon.”

Burimi: http://www.zeri.info/aktuale/27388/lexoni-rrefimin-e-ajnishahe-halimit-per-levizjen-vetevendosje/

Artikulli paraprakEmri 'Muhamed" prinë në listat e veteranëve të UÇK-së
Artikulli vijuesSchulz: Turqia, vendi që iu ka bërë pritje të jashtëzakonshme refugjatëve