Lëvizja Vetëvendosje ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë kudo nëpër botë.
“Fitër Bajrami, dita që përmbyll muajin e sakrificës dhe të vetëpërmbajtjes, simbolizon solidaritetin mes njerëzve dhe ushqen empatinë për ata që nuk kanë. Kjo ditë do të duhej na bënte të reflektojmë mbi pabarazitë ekonomike e sociale të shoqërisë sonë, dhe të angazhohemi për një botë të barabartë dhe të drejtë ku të gjithë njësoj gëzojnë mirëqenie”, thuhet në urimin e Vetëvendosjes.