Angad Paul, djali i miliarderit Lord Paul, vrau veten duke u hedhur nga shtëpia e tij, në një lartësi prej tetë katesh.
Trupi i tij u gjet nga disa kalimtarë, që mbetën të shokuar.
Ngjarja ndodhi në Londër.
Angad ishte drejtues i kompanisë së çelikut, Caparo, që së fundmi ishte përballur me probleme.
Policia thotë se po heton për vdekjen e 45-vjeçarit.
Ai ishte i martuar me avokaten Michelle Bonn.
Babai i viktimës është një nga njerëzit më të pasur në Britani, me një pasuri prej 2.2 miliardë sterlina.
Ai mbërriti në Britani nga India në vitin 1966, ku themeloi kompaninë Caparo me një kredi prej 5 mijë sterlinash.
Shumë shpejt ai arriti të ketë në pronësi 40 kompani me 10 mijë të punësuar dhe me një xhiro prej 1 miliard sterlinash.
Së fundmi kompania e tij e çelikut kishte pasur probleme për shkak të rënies së çmimeve të çelikut në tregje.