Erdogan: Terrorizmi nuk ka fe, komb, racë dhe atdhe

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan rikujtoi dje se në Siri janë vrarë 400 000 njerëz të pafajshëm dhe se 12 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

”Myslimanët janë një grup i targetuar dhe askush nuk mund të mashtrojë më askënd”, theksoi ai.
“Çdokush aktron. Gjithkush vrapon për të marrë një rol. Por, njerëzit e vdekur janë një realitet. Foshnjet e vrara, fëmijët, gratë dhe të moshuarit janë një realitet. Realitet janë edhe shtëpitë e shkatërruara, shkollat, objektet historike. Kurse bombat që po hidhen janë për shkak të borxheve tjera”, tha Erdogan.
“Terrorizmi nuk ka fe, komb, racë dhe as atdhe. Terrori mbetet terror”, shtoi ai.

Artikulli paraprakSi lulëzoi Martin Shkreli, ujku i ri i Wall Street
Artikulli vijuesNetanjahu pret Ramën: Nuk i harrojmë kurrë miqtë