Vetitë kuruese të vajit të susamit

Vaji i susamit njihet për vetitë e tij kuruese në shëndetin tonë. Për më shumë se 5000 vjet me radhë ky vaj është përdorur për veti të shumta kurative, ndërkohë studimet e fundit kanë nxjerr në pah dhe disa nga vetitë e tjera shëruese të susamit;

Për shëndetin oral
Një nga përfitimet më të rëndësishme të vajit të susamit, por edhe farave të susamit, është reduktimi i nivelit të shtresave në gojë dhe përmirësimi i shëndetit oral. Nëse e shpëlani gojën me vaj të susamit, dhëmbët tuaj do të prishen më pak, dhe do të jenë më të bardhë. Një studim ka treguar se shpëlarja e gojës me vaj të susamit e zvogëlon nivelin e baktereve në dhëmbë dhe pështymë.

Shëndeti i zemrës
Komponentit kryesor të susamit, mund ta zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në zemër. Vaji i susamit do ta parandalojë grumbullimin e shtresave në arterie dhe krijimin e mpiksjeve të gjakut. Enët e gjakut do të jenë më fleksibile, dhe do ta përmirësojnë qarkullimin e gjakut, gjë që do ta lehtësojë punën e zemrës.

Shëndeti i eshtrave
Sipas një studimi theksohet se mungesa e zinkut në trup mund ta rrisë rrezikun e osteoporozës në pjesën e ijëve dhe kurrizit. Vaji i susamit është një burim i shkëlqyer i kalciumit, i cili është thelbësor për shëndetin e eshtrave.

Artikulli paraprakSulm terrorist në Gaziantep të Turqisë
Artikulli vijuesPastrimi të qetëson nervat?