Vetitë shëruese të manaferrave

0
296
Manaferrat janë fruta shumë të shijshme që rriten në shkurre plot me ferra, dhe janë të përhapura në të gjithë botën. Manaferrat janë frutat me më së shumti fije dietetike.
 
Manaferrat mund t’i konsumojmë të freskëta, të ngrira apo komposto, dhe nga to bëhen edhe marmelata të shijshme, lëngje, ëmbëlsira dhe madje edhe verëra.
 
Ato janë të pasura me vitamina, minerale dhe fibra, me vlera të larta antioksiduese dhe ushqyese. Ato janë të varfra me kalori, karbohidrate dhe yndyra, gjë që i vë ato në krye të ushqimeve të shëndetshme, shumë të dëshirueshme në çdo dietë.
 
Antocianina, e cila i jep ngjyrë të errët boronicave, është një antioksidant për të cilin është dëshmuar se i parandalon inflamacionet në trup dhe ka fuqinë për të shkatërruar radikalet e lira të cilat i dëmtojnë qelizat e trupit dhe shkaktojnë kancer. Studimet kanë treguar se manaferrat përmbajnë acidin elagjik për të cilin është dëshmuar se parandalon formimin e sëmundjeve kancerogjene. Një filxhan me manaferra përmban dozën e rekomanduar ditore të vitaminës C, e cila, siç e dimë, e stimulon sistemin imunitar.
 
Një studim ka treguar edhe se boronicat mund ta ngadalësojnë përparimin e kancerit të ezofagut, sepse ai relakson stresin oksidativ të shkaktuar nga Ezofagu i Barretit, e cila është një gjendje para-kancerogjene që shkaktohet zakonisht nga refluksi gastro-ezofageal. Megjithatë, përfitimi më i madh i konsumimit të manaferrave fshihet në acidin folik, i cili është një agjent shumë i fuqishëm para-kancerogjen. Manaferrat në 100 gramë përmbajnë 5.350 ORAC njësi (kapacitet i thithjes së njësive radikale), gjë që i vë ata në krye të frutave luftëtare kundër kancerit.
 
Përveç kësaj, manaferrat kanë efekt shumë pozitiv në shëndetin e zemrës, të lëkurës, ruajnë pamjen dhe shëndetin tek gratë.
 
Ato janë shumë të mira për tretje, sepse vetëm një filxhan në ditë përmban 30 për qind të dozës së rekomanduar ditore të fibrave, prandaj u rekomandohen edhe diabetikëve.
 
Manaferrat janë të pasura me vitaminë K, e cila nxit absorbimin e kalciumit në gjak, si dhe forcon eshtrat.