Inxhinieri sllovak Stefan Klein ka dizajnuar veturën që fluturon dhe të cilës ia ka lënë emrin Aeromobil.
Ai shpreson se makina që ai zbuloi do t’u vije në ndihmë njerëzve dhe komuniteteve që jetojnë nëpër shkretëtira.
Ky inxhinier ia kushtoi 20 vite të jetës së tij kësaj makine. Vetura që ka kapacitet për dy njerëz në ajër mund të kalojë 700 kilometra ndërsa në tokë 500 kilometra.
Kjo veturë që do të ketë 100 kuaj fuqi, në tokë mund të arrijë shpejtësinë e 160 km/h ndërsa në ajër 200 km/h. Për të fluturuar makina ka nevojë një shpejtësi prej 130 kilometra në orë.