(VIDEO) ANALISTËT: BDI TË VENDOSË, O ME SHQIPTARËT, O ME QEVERINË ANTI-SHQIPTARE

BDI përfundimisht duhet të vendosë a do të jetë me Nikolla Gruevskin ose me shqiptarët. Kështu vlerësojnë analistët politik, duke komentuar protestën e  funksionarëve të BDI-së, kundër kryqit në Butel të Shkupit. Analistët Sefer Tahiri dhe Shpërtim Nuredini, thonë se Ali Ahmeti dhe ministrat e tij janë votuar që t’i mbrojnë të drejtat kombëtare dhe fetare në qeveri dhe Kuvend, e jo në rrugë.

“Unë konsideroj se kjo është koha e fundit kur BDI si parti në pushtetit duhet të përaktohet qartë se do të vazhdojë të jetë në një qeveri anti-shqiptare, po në krahë me shqiptarët sepse tani është momenti i fundit”, thotë analisti Sefer Tahiri.

“Nuk është logjike që vetë zyrtarët që janë në pushtet të dalin dhe të protestojnë për një akt të një komune dhe besoj se zyrtarët duhet që interesat e shqipatarëve dhe mbivotimin ta sulmojnë dhe të përpiqen mbrenda institucioneve ta eliminojnë përpjekjen në komunitetin më të madh për të mbivotuar shqiptarët”, thotë gazetari Shpërtim Nuredini.

Analistët Tahiri dhe Nuredini thonë se është e palogjikshme që faji t’i vendoset Komunës së Butelit, përderisa Nikolla Gruevski është ai që vendos, ndërsa funksionarët e BDI-së të protestojnë në vend që t’i zgjidhin problemet në rrugë institucionale.

“Ne e dimë nuk duhet të bëhemi naiv as BDI-ja dhe as përfaqësuesit e saj nuk duhet ta luajnë rolin e spinimit se ja vendimi nuk është i Qeverisë por i komunës së Butelit sepse realisht ky vendim është i pushtetit dhe po të mos dojë Nikolla Gruevski apo VMRO-DPMNE-ja nuk do të vendoset kryq në Butel”, tha analisti Sefer Tahiri.

“Por të mos thënë që është qesharake është jo serioze që shembull një zëvendës ministër i punëve të brendshme fillimisht jep urdhër që policët të dalin në vendin e ngjarjes dhe të ruajnë sigurinë dhe vet zëvendësi të dalë dhe të protestoj të jetë pjesë e protestuesve”, theksoi gazetari Shpërtim Nuredini.

Sipas analistëve Sefer Tahir dhe Shpëtim Nuredini, BDI duhej ta lëshojë qeverinë që më parë, sepse ne jemi dëshmitarët të projekteve të shumta qeveritare anti-shqiptare. Me protestën e BDI-së, analistët vlerësojnë se shqiptarët japin mesazh para ndërkombëtarëve se janë kundër një simboli fetar edhe pse në traditë e kanë respektimin e të gjitha vlerave fetare.

Artikulli paraprakQetësohet situata, protestuesit maqedonas brohorasin “Shiptarska Policia”
Artikulli vijues(VIDEO) REAGON OPOZITA: KRYQI, SKENAR I PARTIVE NË QEVERI