Kelmendi, Gashit: A është fashizëm kur e quajtët ezanin ndotje akustike

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherit kryetar i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se kanë dalë në mbrojtje të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe popullit turk për shkak se kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të bindur se ajo ishte gjëja e duhur për të bërë.

“Ne kemi reaguar si Parti Fjala, jo privatisht, ne kemi dalur në mbështetje të popullit dhe Presidentit Erdogan. Ky ishte një kërcënim i demokracisë dhe ishte një reagim parimor, por patëm mandej reagime nga zyrtatë të tjerë, por ato ishin më shumë reagime interesi. I vetmi akuzues është ai kleriku Gulen që akuzon presidentin aktual. Ku qëndron arsyeja që Erdogani të bëjë një organizim të tillë?”.

Ai ka deklaruar se nëse mbyllen shkollat e klerikut Gulen në Kosovë, qeveria turke do t’i hap dhjetëra shkolla tjera, ndërsa popullin turk e ka cilësuar si hero të 15 korrikut.

“Nëse një shkollë e Guleni do mbyllet në Kosovë, Qeveria turke do t’i hap dhjetë të tjera – problemi nuk qëndron këtu”.

Artikulli paraprakAhmeti: Grusht shteti në Turqi për shqiptarët ishte tronditës dhe i papranueshëm
Artikulli vijuesÇfarë thoshte Erdogani për Kosovën (Video)