(VIDEO) Regjimi sirian sërish sulmon me bomba kimike

Forcat e regjimit sirian të mërkurën kanë goditur me bomba të mbushura me gaz klorin dy zona të kontrolluara nga opozitarët në kryeqytetin sirian Damask, raporton AA.

Avionë të regjimit hodhën bomba fuçi të pasuruara me gaz klorin në periferi të Damaskut të Ein Tarma dhe Jobar, bënë të ditur për AA burime spitalore nga terreni.

Një person humbi jetën, ndërsa shtatë të tjerë vuanin asfiksion të përkohshëm gjatë sulmit, shtoi burimi në kushte anonime për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë.

Sipas burimit, viktimat vuanin simptomat e ekspozimit të klorit si të vjella dhe frymëmarrje të vështirë.

Muajin e kaluar, dhjetë persona, përfshirë fëmijë, pësuan asfiksim të përkohshëm, kur avionët e regjimi sirian bombarduan qytetin e kontrolluar nga opzoita të Saraqib në provincën veriperëndimore Idlib me bomba fuçi të pasuruara me gazin klorin.

Siria është përfshirë nga lufta civile që nga viti 2011, kur regjimi i Bashar al-Assad shtypi dhunshëm protestat prodemokratike, të cilat shpërthyen si pjesë e pranverës arabe.

Artikulli paraprakSHBA përkrah intervenimin e Turqisë në Siri, Rusia ankohet
Artikulli vijuesUNICEF: 28 milionë fëmijë i kanë braktisur shtëpitë për shkak të konflikteve