Më në fund, pritja e fansave për PlayStation 4 ka mbaruar. Sony prezantoi zyrtarisht PlayStation 4 në eventin që u mbajt të mërkurën, i dedikuar totalisht për konsolën e gjeneratës së ardhshme. PlayStation 3, paraardhësi i atij që do të kemi në treg duke filluar nga ky vit, u lançua për herë të parë në nëntor 2006. “Dhoma e ndenjes nuk është më qendra e universit të PlayStation; tashmë është lojtari,” u shpreh Andrew House, CEO i Sony Computer Entertainment. “Ne besojmë se PlayStation 4 shkon një hap më larg në konceptimin e një konsole.” Arkitekti i sistemit, Mark Cerny, shtoi se Sony kishte filluar të punonte me zhvillimin e PlayStation 4 shumë pak kohë pas prezantimit të PlayStation 3. Gjenerata e katërt, ka procesor X86, GPU tepër të avancuar si dhe kujtesë të unifikuar 8 GB. Konsola do të ketë edhe një kontrollues (komandues) DualShock, i cili do ketë një pjesë me prekje (touchpad), një buton për shpërndarje (share) si dhe një hapësirë për lidhje me kufjet direkt nga kontrolluesi. Identifikimi i lojtarëve bëhet përmes një shiriti me dritë në pjesën e pasme të kontrolluesit ndërsa kamera 3D në konsolë gjurmon kontrolluesit e lidhur me të. Lojërat që luhen në PlayStation 4 mund të ndërpriten thjesht duke shtypur butonin “power” dhe mund të rifillohen sërish – në momentin ku i keni lënë – duke e shtypur përsëri butonin “power”. Lojërat mund të shkarkohen gjithashtu në sfond dhe gjatë kësaj kohë ju mund të vazhdoni të luani lojëra të tjera. Në këtë mënyrë, evitohet pritja. Konsola ka gjithashtu një kompresues për videon, e cila lehtëson proçesin e shpërndarjes së videoklipeve të lojës me miqtë tuaj. Nëse përballeni me vështirësi në një nivel të caktuar, mund të lidheni virtualisht me një mikun tuaj përmes uebit dhe ai mund të marrë “në dorë” kontrolluesin duke ju ndihmuar. Për më tepër, mund të transmetoni lojën tuaj tek miqtë dhe ata të bëjnë komente në ekran – nëse ju i lejoni. Në PlayStation 4 përfshihet edhe një funksion Remote Play, i cili ju ndihmon ta kaloni lojën nga televizori në PlayStation Vita. Pak a shumë e ngjashme me Wii U: Remote Play u mundëson për shembull fëmijëve të shohin një film në TV, ndërkohë që ju luani një lojë në Vita. Pasi ata të shkojnë për të fjetur, ju mund ta kaloni lojën në televizor dhe të vazhdoni të luani në momentin ku e keni ndërprerë lojën. Shiten 76 milion copë të Xbox 360 Konsola më e suksesshme e Sony-t deri më sot, vazhdon të mbetet PlayStation 2, e cila u prezantua në mars 2000. Kompania ka deklaruar se ajo ka shitur mbi 150 milionë kopje gjatë 13 viteve të fundit, ndërkohë që janë shitur mbi 1.5 miliardë lojëra për të. Nëse bëjmë një krahasim me PlayStation 3, shifrat e tij janë pothuajse sa gjysma e PlayStation 2, me 70 milionë kopje në 7 vite që nga lançimi. (PCWorld Albanian)/kohaislame
You Might also Like
Linux, zhvillimi i softuerëve falas
Më 11 dhjetor Linux nxori versionin e ri të operatorit të tij të sistemit (OS).…
By
4 Min Read
Nëse fjalëkalimi i Facebook-ut tuaj është në këtë listë, ndërrojeni menjëherë (FOTO)
Kompania për menaxhimin e fjalëkalimeve SplashData e ka publikuar listën e saj vjetore me fjalëkalimet…
By
1 Min Read
Transparenca, përfundon portali dixhital
Ministria e Drejtësisë ka përfunduar një nga projektet më të rëndësishme për transparencën e gjyqësorit,…
By
3 Min Read
Facebook paguan hakerët më shumë se 300.000$ për të zbuluar defektet
Ryan McGeehan, drejtor i ekipit për siguri në Facebook, njoftoi se rrjeti social u ka…
By
2 Min Read
Në panairin e Mançesterit prezantohet një sistem softueri i zhvilluar në Kosovë
Kompania për zhvillim të softuerit Appdec nga Prishtina së bashku me partnerët Q6FM dhe iTms…
By
3 Min Read
“Firefox 19.0.2”
Korporata “Mozilla” ka publikuar versionin e ri të shfletuesit të saj “Firefox”, version që mban…
By
1 Min Read
