Viktimat nga rrethi i Ferizajt

Mjekët nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kaçanik, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar vdekjen e tre personave: Nurie Y, Hajrie Y, dhe Nexhmedin Y.

Sipas mjekëve, viktimat e moshës rreth 50-vjeç, kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Viktimat janë nga rajoni i Ferizajt. Policia ende ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin./Indeksonline/
——
Tre persona kanë humbur jetën sot në një aksident trafiku që ka ndodhur në Grykë të Kaçanikut.
Mehmetali Hajdini, komandant i Stacionit Policor të Kaçanikut, ka deklaruar se, sot në mesditë, te vendi i quajtur “Guri i Shpumë”, në Grykë të Kaçanikut, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

“Përplasja e një kamionete me një veturë, që po lëviznin në drejtime të kundërta, për pasojë ka pasur tre të vdekur”, ka thënë togeri Hajdini.
Ai tha se, policia e trafikut ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke i zhvilluar hetimet përkitazi me aksidentin.
Policia nuk i ka bërë publik emrat e të vdekurve.kohaislame

Artikulli paraprakPolicia kërkon kujdes nga drejtuesit e automjeteve
Artikulli vijuesPrapë grushtime në PDK