Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa për pasojë 4 të rinj kanë humbur jetën.Ngjarja e rëndë u regjistrua ne afërsi të Sukthit rreth orës 4:30 minuta.
Viktimat janë tre vajza dhe një djalë, ende të pa identifikuar.
Mjeti tip Benz me targa AA979GV i cili drejtohej nga djali udhëtonte në sens të kundërt të autostradës. Mësohet se djali që ka humbur jetën është nga Durrësi, por nuk bëhet me dije ende identiteti i tij. Në mjetin tjetër tip Benz me targa AA694IL udhëtonin 3 vajza, njëra nga të cilat mësohet se është nga Tirana.
Përplasja mes dy mjeteve ka qenë e fortë dhe për pasojë 4 të rinjtë kanë humbur jetën menjëherë. Mjetet janë shkatërruar pothuajse plotësisht, ndërsa trupat janë nxjerrë nga forcat zjarrfikëse.
Si pasojë e aksidentit të rëndë është devijuar qarkullimi i mjeteve. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

You Might also Like
Velijaj: Paratë u kërkuan në emër të kryeministrit
Në skandalin e pasaportave që u keqpërdorën mbi 1.4 milion euro, tani po përmendet edhe…
By
2 Min Read
Rinesa kërkon lirimin e babait të vet nga burgu i Manastirit (Foto)
Vajza e të burgosurit Ardian Bujarit në rastin Kumanova, Rinesa, kërkon që t’ia lirojnë babain.Këtë…
By
1 Min Read
Gjuriq në Kosovë, përkundër urdhër ndalimit nga Qeveria
Qeveria pa qëndrim rreth shoqërimit të Gjuriqit nga ministrat e Kosovës Gjatë vizitës së sotme…
By
5 Min Read
Çdo ditë e më tepër ka një izolim të frikshëm për Kosovën
Me mosratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi dhe me iniciativën për shfuqizimin e Ligjit…
By
1 Min Read
Në Turqi organizihet konferenca ndërkombëtare për shqyrtimin e problemeve të xhamive
Konferenca e parë ndërkombëtare për të diskutuar problemet e xhamive organizohet nga Organizata për Çështje…
By
2 Min Read
FIFA vendos sot për anëtarësimin e Kosovës
Federata Botërore e Futbollit – FIFA vendos sot për pranimin ose jo të Kosovës në…
By
1 Min Read
