VITAMINA A

PSE NA NEVOITET VITAMINA A?

Vitamina A është vitamina e pare e zbuluar dhe për këtë arsye është emëruar me shkronjën e parë nga latinishtja.
Ajo është veqanarisht e rëndësishme për mirmbajtjen e syve, pë gjendjen e mir ë të ashtit, lëkurës, flokëve , dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve. Pa sasi të mjaftueshme Vitamin A, organizmi nuk është i qëndrueshëm ndaj infekcioneve.
Kjo vitaminë është njëra nga antioksidantet më atraktive, ndihmon në mborjten e lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit. Veqanarisht ka rëndësi të madhe nëshërimin e rudhave të vogla dhe puçrrave.
Êshtë e vertetuar se Vitamina A reagon në mënyrë profilaktike te disa lloje të kancerit, ndihmon për ulje e kolesterolit të keq dhe e zvogëlon rrizikun nga sëmundjet e zemrës.

SIMPTOMET E MUNGESÊS SÊ VITAMINÊS A

Për fat të mirë,shumë njerëz marrin Vitamin A mjaftueshëm nëpërmjet ushqimit. Por, edhepse rrallë, ndodhë të paraqitet mungesa e Vitaminës A. Veqanarisht më të rrezikuar janë personat të sëmurë nga kanceri, tuberkuloza, pneumonia, sëmundjet kronike të veshkëve dhe prostatës.
Disa nga simptomet që paraqiten gjatë deficitit të Vitamines A janë
Joqëndrueshmëria ndaj viruseve dhe infekcioneve;
Verbimi i natës;
Rënia e flokëve;
Humbja e oreksit;
Problemet me ashtin.

PREDOZIMI NGA VITAMINA A

Kur flasim për Vitaminën A nuk mundemi pa përmendur diqka më tepër rreth predozimit nga kjo Vitaminë. Kjo dukuri quhet hipervitaminoza A dhe do të thotë se organizmi i juaj ka më shumë Vitamin A se sa i duhet për funksionim të rregullt.
Predozimi me Vitamin A më sëshpeshti fitohet nga konsumimi i tepërt I Vitaminës A si shtesë në ushqim.Hipervitaminoza A mundet te sjellë probleme gjatë lindjes, anomali të mëlqisë ose probleme me pjesën qëndrore të sistemit nervor.
Disa nga simptomet që paraqiten gjatë intoksikimit(hipervitaminozës) me Vitamin A janë: humbja e oreksit, lodhje, thyerja e thonjëve, kokëdhimja, probleme me shikimin, depresion dhe anemia.
Pranimi i sasive të mëdha të Vitaminës A gjatë shtatzanisë mundet të shkaktojë abort spontan ose defekte te i posalinduri. Për këtë shkak.gratë shtatzëna nuk duhet të pranojnë Vitamin A si shtesë në ushqim nëse nuk ju rekomandon mjeku.

SASITÊ DITORE TÊ NEVOJSHME TÊ VITAMINÊS A

Sasit e nevojshme ditore të Vitamiës A ndryshojnë në varrshmeri nga mosha dhe gjinija.
Fëmijët (3 vjet dhe më pak)- 300µg
Fëmijët(4-8 vjet)-400µg
Fëmijët(9-13 vjet)-600µg
Tinejxherët(14-18 vjet)-900µg
Të rriturit (19 vjet e më lartë)-900µg
Gratë shtatëzëna (18 vjet e më poshtë)-750µg
Gratë shtatzëna(18 vjet e më lartë)-770µg
Lehonat (18 vjetë e me poshtë)-1200µg
Lehonat(18 vjet e më lartë)-1300µg
Nga fakti se egziston rreziku i madh nga intoksikimi (hipervitaminoza A) më poshtë janë të dhënurat maksimale të sasisë të vitaminit A,të cilat mund ti pranoni gjatë ditës.
Fëmijët (3 vjet e më pakë)-600µg
Fëmijët(4-8 vjet)-900µg
Fëmijët (9-13 vjet)-1700µg
Tinejxherët (14-18 vjet)-2800µg
Të rriturit (19 vjet e më shumë)-3000µg
Shtatzënat ose lehonat (18 vjet e më pak)-2800µg
Shtatzënat ose lehonat(18 vjet e me shumë)-3000µg

USHQIME TË PASURA ME VITAMIN A

Vitamina A është e përfaqsuar në vajin e pshkut, në mëlqinë e zezë, vezë, permet e verdha dhe të gjelbërta, karrota, pjepër, patate, etj. /zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakPërfundon stërvitja më e madhe ushtarake
Artikulli vijuesIzraeli pas virusit të sofistikuar kompiuterik