Vitaminat

Vitamina (lat.: vita = jetë) janë substanca organike të cilat janë të përhapura te bimët, shtazët dhe mikroorganizmat ndërsa njeriu i merr nëpërmjet ushqimit. Vitaminat kanë rëndësi sepse ruajnë dhe mirëmbajnë metabolizmin e organizmit.

Ndarja e vitaminave

Vitaminat ndahen në vitamina të tretshme në ujë dhe vitamina të tretshme në yndyrë.

Emërtimi

Emërtohen sipas shkronjës së parë të emrit latin ose zbuluesit p.sh.: Vitamina A (Retinoli, Akseroftoli.)
Për arsye se prej një vitamine janë zbuluar edhe nën vitamina ose brenda një vitamine janë zbuluar vitamina të tjera ka edhe emërtime me numra p.sh.: vitamina B1, Vitamina B2, etj.

Artikulli paraprakLeukozat apo leukemitë
Artikulli vijuesPensionistët protestuan, për gjendjen fajësojnë Qeverinë