Kryetari i unionit ndërkombëtar të gazetarëve ka njoftuar se gjatë vitit 2012, 121 gazetarë kanë humbur jetën e tyre si pasojë e ngjarjeve të dhunshme në rajone të ndryshme të botës.
Agjencia Anatolli e lajmeve ka njoftuar se Xhim Bu Malha duke bërë të ditur këtë lajm, të hënën me anë të një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të këtij unioni, ka njoftuar se këta gazetarë janë vrarë gjatë kryerjes së detyrës së tyre profesioniste nëpër rajone të ndryshme të botës. Në këtë deklaratë është kërkuar nga qeveritë e të gjitha vendeve të botës që të ndërmarrin të gjitha masat për parandalimin e vrasjes së gazetarëve duke pasur parasysh faktin se aktivistë të tillë kanë përgjegjësi tepër të rëndësishme për zbulimin e të vërtetave dhe publikimin e tyre duke informuar opinionin publik të botës, – thuhet ndër të tjera në deklaratën e unionit ndërkombëtar të gazetarëve. Vlen të theksohet se vendet e tilla si Somalia, Pakistani dhe Meksika janë cilësuar si vende më të rrezikshme për veprimtarinë dhe aktivitetin e gazetarëve në vitin 2012.
You Might also Like
Ky është Mbreti i Belgjikës i quajtur "Leopold II" , i cili ka vrarë rreth 10 milionë afrikanë në Kongo.
Ky është Mbreti i Belgjikës i quajtur "Leopold II" , i cili ka vrarë rreth…
By
0 Min Read
Hollande kishte pranuar maskrat brutale mbi popullin musliman
Presidenti francez Francois Hollande, tha të enjten në Algjeri, se ai i njeh vuajtjet e…
By
1 Min Read
Obama (për radikalët) vepron si gjykatës, juri dhe ekzekutor
Kandidati i Presidentit Barak Obama për postin e drejtorit të CIAs tha se sulmet me…
By
4 Min Read
Kongresi lejon përgjimin pa kufij të shtetasve të huaj
Megjithë kundërshtimin e 23 senatorëve dhe shqetësimin e madh të tyre për shkeljen e të…
By
1 Min Read
A është përhapur Islami me shpatë ?
Ekziston një akuzë e zakonshme e cila i drejtohet Muslimanve dhe Islamit në përgjithësi: "Arsya…
By
18 Min Read
Coptimi i Shqipërisë në Londër, pas pavarsisë së Shqipërisë
Kryengritjet e armatosura të shqiptarëve të viteve 1910, 1911, 1912, nxitën shtetet ballkanike që të…
By
2 Min Read
