Vushtrri, vidhen 6616 euro në Postë

Raportohet se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri, punëtori i Postës ka njoftuar organet e rendit se derisa ishte ne detyre kanë hyre brenda në objekt dy persona te maskuar.

Sipas Policisë Kosovës, ai ka raportuar se ata kanë qenë të armatosur me një arme zjarri dhe një thike te cilët nën kërcënimin e armës i kanë grabitur atij para në kasafortën e PTK-se.

Sipas ankuesit ai kishte qene i detyruar qe ti jap parat ne vlere 6616 €. Ende nuk dihet fati i të dyshuarit se në çfarë drejtimi kanë shkuar.

Në cilësi te personit te dyshuar është arrestuar i dyshuari mashkull (punëtori i sigurimit ne posten ku ka ndodhur rasti). Me vendim te prokurorit personi i dyshuar dërgohet ne mbajtje.kohaislame

Artikulli paraprakViti 2015, me sigurime shëndetësore
Artikulli vijues“EULEX” me mision politik