Profesor i Fakultetit të Studimeve Islame, Musa Vila në një postim e ka quajtur skandaloze vendimin e Qeverisë së Kosovës, që vitin 2016 ta quajnë vitin e Nënës Terezë. Ai në një postim në Facebook ka thënë se më me vend do të ishte që viti 2016 të shpallej viti i Nënës Zahide.
Ky është postimi i tij i plotë në Facebook: “Sot Qeveria e Kosovës,në mbledhjen e rregullt të saj,në ditën e masakrës së Reçakut,e shpallë vitin 2016,vit të “nënës Terezë”. A thua,a ka mund të shpallet vit i NËNËS-ZAHIDE,e cila e ka lindur njeriun më të madhë shqiptarë prej se ka lindur Kombi ynë,Adem Jasharin!Nëna Zahide tërë jetën,bijt dhe bijat e saj i dha për Kosovën që të jetë e lirë e të ketë qeveri.Nëna Zahide u varros me flamurin kuq e zi,në zemër të Prekazit-Kosovës,dhe kishte për mision kombin tonë.
“Nëna Terezë”jetoi për Kalkuten-Indin,vdiq për ta dhe u varros me flamurin Indian!Asgjë nuk dha për Kosovën,dhe askund nuk promovoi vlera kombëtare shqiptare,ajo kishte mision kishtar për përhapjen e idologjisë së kishës! Ne a jemi shtet Laik apo çfarë?A thua gratë deputete a e dinë që neve Zoti na ka nderue me Nënën Zahide?Ku janë organizatat e grave të partive,Ojq-ve që asnjëher nuk e ngriten zërin për Nënën Zahide,ndërsa me emri “nëna Terezë”i kemi mbush sheshet,rrugët dhe institucionet! Tash për një vit qeveria e Kosovës me parat e tatimpaguesëve të financohen,ceromenitë,seminaret,ahengjet,librat,shkrimet dhe bustet e “Nënës Terezëz” Absurdë i kohës që po jetojm në varfëri e mjerim! Konstatojë që qeveria jonë të vedihsohet për nënën Zahide dhe Sakrificën e saj për Kosovën e lirë.Emrin e saj të e ngrit në piedestalin ku e meriton. Nuk habitem me këtë qeveri që kërkesat e qytetarëve hasin në veshë të shurdhët,ndërsa kërkesat nga jashtë (Zajednica)implementohen. Me këtë qeveri ka ardhë koha që të vajtohet jeta në Kosovë e jo vdekja!(Prof.Vila)”
You Might also Like
ISIS përparoi në veri të Halepit me ndihmën e regjimit
Organizata ISIS ka marrë nën kontroll disa pika të cilat mund të kërcënojnë linjën e…
By
2 Min Read
Në Australi themelohet partia e parë myslimane
Në Australi, është themeluar partia e parë që përfaqëson komunitetin myslimanët, e cila pritet të…
By
1 Min Read
CPJ: Vendet skandinave me lirinë më të madhe të mediave në BE
Komiteti Amerikan për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) në raportin e sotëm për lirinë e mediave…
By
2 Min Read
Alisetar Ramadani: Mos e fajësoni fenë islame për prapambeturinë tonë
Alisetar Ramadani vlerëson se nuk duhet fajësuar feja islame për prapambeturinë tonë si popull, transmeton…
By
2 Min Read
Maqedonia është një prej shteteve ku qytetarët marrin stres deri në vdekje
Maqedonia po tronditet pas publikimit të listës nga veb sajti ameriken “Blumberg”, ku Maqedonia zen…
By
1 Min Read
