CPJ: Vendet skandinave me lirinë më të madhe të mediave në BE

0
126

Komiteti Amerikan për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) në raportin e sotëm për lirinë e mediave theksoi se publikimi dhe shpërndarja e informacionit nëpërmjet medias në disa vende të Bashkimit Europian ende është “në pikë pyetje” për shkak të ligjeve të shumta rreth shpifjes dhe praktikat e monitorimit të gazetarëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Edhe pse BE-ja ka bërë progres të rëndësishëm në fushën e lirisë së shtypit, është shumë e rëndësishme për vendet që janë kandidate për anëtarësim në bllok, ende nuk ka asnjë progres në disa shtete anëtare ku liria e shtypit nuk është e garantuar në nivelin që duhet të jenë.

Sipas CPJ-së, shpifja vazhdon të mbetet në fuqi si vepër penale në 23 vende të BE-së. Në 20 prej këtyre vendeve, përfshirë Slloveninë, Italinë, Austrinë dhe Gjermaninë, për shpifje është i mundur edhe dënimi me burg.

Sipas CPJ, ndëshkimet për shpifje ndaj zyrtarëve publikë më të rrepta janë në Bullgari, Francë, Gjermani, Itali, Portugali dhe Holandë.

“Dënimet për fyerje ndaj shtetit, simboleve shtetërore apo institucioneve, krerëve të shteteve të huaja, madje edhe ndaj organizatave ndërqeveritare janë ende të pranishme në ligjet penale të disa vendeve të BE-së”, thekson CPJ.

Vendet të cilat garantojnë lirinë më të madhe të medias janë Danimarka, Finlanda, Suedia, Franca dhe Belgjika.

Grupi me seli në Uashington përfaqëson lirinë e medias në internet, ndërsa në mars të këtij vit në raport kishin theksuar se shumë qeveri evropiane kanë vendosur sisteme masive të mbikëqyrjes elektronike për të monitoruar komunikimet ndërmjet gazetarëve dhe burimeve të tyre.

Përveç kësaj, në bazë të CPJ, gazetarëve u janë penguar liria e tyre e lëvizjes, janë ngritur proceduara penale apo kërcënohen me ngritje të padive.