Vitia dhe Kllokoti po përballen me vërshimet

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur në një takim kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Halitin.
 
Kryetari Haliti e njoftoi ministrin Agani, me gjendjen e krijuar pas vërshimeve, të cilat po ndodhin si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Morava e Binçës. Haliti, e përshkruajti gjendjes si alarmante.
 
Ai kërkoi nga Qeveria që të ndërmarrin masat e menjëherëshme duke ndarë një fond emergjent për pastrimin e lumit Morava e Binçës, në mënyrë që të evitohen përmbytjet në Komunën e Vitisë, por edhe të Kllokotit.
 
Sipas tij, vërshimet e fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, në sektorin bujqësor, duke rënduar kështu edhe më tej ekonominë familjare të qytetarëve të kësaj ane.
 
Agani, me këtë rast konfirmoi përkushtimin e tij për zgjidhjen e këtij problemi, duke përkrahur projektin për pastrimin e këtij lumi, e i cili do të zgjidhte problemin për dy komunat fqinjë.
Artikulli paraprakVV: Ndërtimet e egra në Skenderaj ndihmohen nga pushteti
Artikulli vijuesKomiteti për arsim kundër parambrëmjeve të maturantëve