Vendet e rezervuara për minoritetet paralizojnë shtetin

Ndërsa ambasadorët e vendeve të Kuintit janë pajtuar që komuniteteve pakicë t’u vazhdohen vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës edhe për dy mandate, deputetë të opozitës dhe disa deputetë që i takojnë shumicës, vlerësojnë se nëse kjo ndodh atëherë vendi, sipas tyre, do të kthehet në pikën zero.

Madje, sipas tyre, hapja e pakos Ahtisari dhe vazhdimi për dy mandate me vende të rezervuara do të thotë ndryshim i çdo gjëje në Kosovë.

Deputeti Nait Hasani, i cili vjen nga radhët e PDK-së, ka thënë se korniza kushtetuese u ka bërë diskriminim pozitiv pakicave. Pothuajse e njëjta gjë, sipas tij, ka vazhduar edhe pas pavarësisë së vendit me standarde që nuk i ka asnjë vend në botë. “Të gjitha pakicat në Kosovë nuk kanë asnjëra një shumicë absolute e ndërkaq është privilegjuar pakica serbe e cila në Kosovë është vetëm 5 për qind.

Kjo ka ndikuar dhe ndikon shumë negativisht. Sot në Qeverinë e Kosovës i kemi 3 ministra serbë e mbi 22 deputetë që i kanë zënë vendet në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Hasani. Sipas tij, ky është diskriminim shumë i madh pozitiv dhe vendosja e standardeve sikurse i kanë vendet e tjera pakicat do të mund t’i marrin dy vende në kuvend. Ai ka thënë se me ndryshimet kushtetuese duhet të kthehet në vend norma./zeri/kohaislame

Artikulli paraprakKina akoma pa Facebook
Artikulli vijuesGreqi – masa më të ashpra kundër veprave kriminale me karakter fetar apo etnik