Vizioni M në Kumanovë shpërndau fletushka e hurma për Ramazan

Me rastin e ardhjes së muajit të Ramazanit, sot Shoqata Kulturore Vizioni M Dega Kumanovë shpërndau fletushka të bashkangjitura me hurma, si simbol i këtij muaji të agjërimit. Të gjitha këto ishin përgatitur me shumë kujdes nga aktivistët e shoqatës dhe ishin vendosur në pako të zbukuruara.
10440647_676196155858310_1813903940829395787_n

Fletushkat përmbanin sqarime shkencore rreth dobisë së këtij muaji dhe të njejtat iu shpërndanë edhe bashkëqytetarëve maqedonas, pasi teksti ishte edhe në gjuhën maqedonase.
11401066_676204502524142_2900317731683472371_n
11428058_676204522524140_8228225120653501281_n

Aksioni u realizua në tre pika kryesore në Kumanovë, edhe atë pranë Musli Market, STC market dhe në Qendër të qytetit.
11220055_676200239191235_4016503933613147893_n
11401059_676198595858066_1748997382280462157_n
11401251_676199039191355_8425066498081644865_n
“Këtë vit është hera e dytë që po realizohet ky aktivitet. Dhe shpresoj se do të shndërrohet në traditë”- u shpreh një aktiviste.

 

“>

Artikulli paraprakMinistrja franceze e Mjedisit, thirrje për bojkotim të “Nutella-s”
Artikulli vijuesPërsëri Ramazani!