Vizita misterioze e teknikëve rusë, për helikopterët që bombarduan mbi “Lagjen e Trimave”

Një grup teknikësh rusë kanë mbërritur këto ditë në  maqedoni si përfaqësues të një kompanie servisi helikopterësh.
 
Helikopterët që u përdorën në Lagjen e Trimave në Kumanovë fluturuan jashtë kushteve të shërbimit, duke shkelur kështu rregulloret ushtarake dhe ligjet përkatëse.
 
1_370925128 (1)Siç bëjnë të ditur për tesheshi.com burime pranë institucioneve të sigurisë në Maqedoni, grupi i teknikëve, zyrtarisht janë të regjistruar si përfaqësues të një kompanie me qendër në Donjeck në lindje të Ukrainës, zonë e përfshirë nga luftimet.
 
Teknikët kanë ardhur për të hartuar një raport mbi gjendjen teknike të helikopterëve të prodhimit rus, që Shkupi i ka marrë në Ukrainë në kohën kur këtë vend e drejtonte presidenti i rrëzuar pro-rus aleksandër Janukoviç.
 
Siç mësohet më pas helikopterët do të shkojnë për riparim në Selanik, ku është vendosur kjo kompani, emir i të cilës ende nuk bëhet i ditur.
 
Në fund të muajit mars, helikopterët e prodhimit rus, pronë ushtrisë maqedonase mbetën në tokë, sepse ju ka skaduar garancia që i ka dhënë prodhuesi dhe servisi.
 
300px-Mi-24_MacedonianArmata e Republikës së Maqedonisë i ka ulur pothuajse të gjithë helikopterët, sepse ju ka skaduar afati për riparim dhe tani nuk mund të përdoren derisa nuk ju bëhet sërish riparimi, shkruajn mediat në Maqedoni.
 
Helikopterët e tipit MI-17, MI-8 dhe MI-24 tani shfrytëzohen vetëm një numër i vogël i fluturakeve të cilave ku skadon afati për një kohë të caktuar.
 
Gjatë përdorimit në Lagjen e Trimave në Kumanovë, janë bërë përpjekje që t’ju “zgjatet jeta” helikopterëve me letër drejtuar prodhuesit dhe servisit.
 
Sipas kohës që është e nevojshme për gjetjen e servisit, helikopterët do të mbeten në tokë më së paku 9 deri 12 muaj. Për shkak të krizës në Ukrainë, është shkatërruar Enti për riparim i Luganos, ku më herët janë servisuar helikopterët e Maqedonisë për riparim, por tani kërkohen serviser të ri në vendet e Evropës Juglindore apo në ish-Bashkimin Sovjetik./tesheshi.com/
Artikulli paraprakHaxhi Vehbi Dibra – DOKUMENTAR (HD)
Artikulli vijuesAlbina Ferko Nanaj: Për të gjithë skeptikët, ja modeli që do ofroj si këshilltare bashkiake